Liga e Kampionëve ka zgjedhur formacionin e javës në ndeshjet e para të fazës së eliminimit direkt.

Gjatë të martës dhe mërkurës mbrëma janë zhvilluar ndeshjet e para të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.


Të martën luajtën Juventusi ndaj Tottenhamit, ku përfunduan me barazim 2-2 dhe Manchester City që fitoi në udhëtim te Baseli me rezultat të thellë 0-4.

Nga këto katër ndeshje interesante të zhvilluara është zgjedhur edhe formacioni i javës nga Liga e Kampionëve.

Tottenhami, edhe pse mori një barazim shumë të vlefshëm në udhëtim te kampioni i Italisë, përfaqësohet me vetëm një futbollistë, mesfushorin Christian Eriksen.

totenhamkane Tottenham duke e festuar golin e barazimit (Getty Images)

Në anën tjetër, Manchester City që dominoi në udhëtim te Baseli, ka plot katër futbollistë në formacion: Ederson në portë, Nicolas Otamendi në mbrojtje dhe Bernardo Silva e Ilkay Gundogan në mesfushë.

Me katër lojtarë në formacion përfaqësohet edhe Liverpooli, ku në mbrojtje është i ri Alexander-Arnold, James Milner në mesfushë dhe Sadio Mane dhe Roberto Firmino në sulm.

Dy futbollistë tjerë të formacionit janë yjet e Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Marcelo, të cilët ishin shënues në fitoren 3-1 ndaj Paris Saint-Germain. /Telegrafi/ Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve:

uefa qempions

telegrafi sport app