Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, dominohet nga sulmuesit e Liverpoolit

Ka përfunduar xhiro e katërt në grupet e garës më të madhe evropiane për klube, Ligës së Kampionëve.
Ishte një xhiro e jashtëzakonshme me rezultate interesante ku nuk munguan as befasitë.
Juventus u mposht nga Maccabi Haifa, derisa rezultate interesante ishin edhe ato Shakhtar Donetsk - Real Madrid 1-1, Atletico Madrid - Club Brugge 0-0 apo PSG - Benfica 1-1.
UEFA tanimë ka publikuar edhe formacionin më të mirë të javës, ku dominojnë lojtarët nga Liverpooli pas fitores 1-7 në udhëtim te Rangers.
Mohamed Salah, Diogo Jota e Roberto Firmino ndodhen në formacionin më të mirë të javës nga The Reds.
Ndërkohë vend në foramcionin e javës zënë edhe yjet si Heung Min-Son, Leon Goretzka apo Antonio Rudiger. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































