Formacionet zyrtare të derbit në Serie A: Roma - Milan

Java e 32-të në Serie A është e rezervuar për derbin mes Romës dhe Milanit.
Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të zhvillohet në stadiumin Olimpico.
Roma është duke luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve, pasi gjendet në vendin e Pestë me 56 pikë.
Kaq pikë ka edhe Milani që gjendet në të katërtin dhe ky sot është një duel direkt për këtë pozitë.
Formacionet zyrtare:Roma: Rui Patricio; Mancini, Kumbulla, Ibanez; Celik, Cristante, Matic, Pellegrini, Spinazzola; Abraham, Belotti.
Milan: Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Brahim Diaz, Bennacer, Leao; Giroud. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































