Formacionet zyrtare të derbit madrilen në Superkupën e Spanjës: Reali dhe Atletico startojnë me më të mirët në dispozicion

Real Madridi dhe Atletico Madridi zhvillojnë derbinnë kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës.
Ndeshja që fillon në ora 20:00, do të luhet në stadiumin “KSU Stadium” të Riadit.
Padyshim se takimet mes dy skuadrave kanë ngjallur gjithmonë emocion dhe duele të forta, andaj kështu pritet të jetë edhe sonte.
Fitorja e njërës do të thotë kalim në finale, derisa do të presin më pas edhe fituesin e duelit mes Barcelonës dhe Osasunës.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid: Kepa - Carvajal, Nacho, Rüdiger, Mendy - Tchouaméni, Valverde, Modrić, Bellingham - Rodrygo, Vinicius.
Atletico Madrid: Oblak; Marcos Llorente, Savic, Giménez, Hermoso, Samuel Lino; Koke, SaAl, De Paul; Griezmann, Morata. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/01/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































