Formacionet zyrtare: Pas tri humbjeve radhazi, Arsenali synon t'i kthehet fitores ndaj Brightonit

Arsenali dhe Brightoni kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Topçinjtë janë nikoqir të Brightonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Ligën Premier, e cila zhvillohet në Emirates nga ora 17:30.
Skuadra e drejtuar nga Unai Emery ka pësuar tri humbje radhazi në kampionat dhe synon t'i kthehet fitores për të mbajtur gjallë shpresat për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, mysafirët kanë siguruar mbijetesën në kampionat edhe për një sezon dhe nuk kanë asnjë motiv për këtë ndeshje.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Te Arsenali nga minuta e parë do të luajnë edhe dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Arsenal: Leno; Lichtsteiner, Sokratis, Mustafi, Monreal; Torreira, Xhaka; Mkihitaryan, Ozil, Aubameyang; Lacazette.
Brighton: Ryan; Bruno, Duffy, Dunk, Bernardo, Stephend, Bissouma, Gross, Jahanbakhsh, Murrey, March;
/Telegrafi/













































