Trajneri Zekirija Ramadani ka përcaktuar formacionin zyrtar të Dritës për ndeshjen vendimtare në kuadër të garave evropiane ndaj Copenhagen, duke u përqendruar te balanca ndërmjet një mbrojtjeje të organizuar dhe kundërsulmeve të shpejta.

Në portë do të jetë Faton Maloku, ndërsa katërshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Besnik Krasniqi në të djathtë, Juan Camilo Mesa dhe Egzon Bejtullai në qendër, si dhe Raddy Ovouka në krahun e majtë.

Mesfusha do të udhëhiqet nga Rron Broja si mesfushor defensiv, me mbështetjen e Albert Dabiqajt. Rol më të avancuar në ndërtimin e lojës do të ketë Vesel Limaj.

Në repartin ofensiv, Liridon Balaj dhe Almir Ajzeraj do të veprojnë në krahë, ndërsa në majë të sulmit do të jetë Arb Manaj – sulmuesi i rrezikshëm që synon të gjejë rrjetën sërish dhe të udhëheqë Dritën drejt një tjetër suksesi historik.

Skuadra duket e gatshme për sfidën, me synimin e qartë për të shkruar një tjetër faqe të artë në historinë e klubit.


Copenhagen: Kotarski, Garananga,  Gabriel Pereira, Elyounoussi, J. Larsson, Lerager, Huescas, Cornelius, Lopez, Delaney, Achouri. 
Drita: Maloku, B. Krasniqi, Mesa, Ovouka, Bejtullai, Boja, Dabiqaj, Ajzeraj, Balaj, Limaj, Manaj.

/Telegrafi/
telegrafi sport app