Formacionet zyrtare: Barca synon vendin e katërt në sfidën ndaj Bilbaos

Barcelona është nikoqir i Athletic Bilbaos në Camp Nou për sfidën e javës së 26-të në La Liga.
Katalunasit janë tri pikë prapa Atletico Madridit që mban vendin e katërt në tabelë dhe me fitore eventuale do ta barazojnë kampionin, ndërkohë që do të kenë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Bilbao ndodhet në vend të tetë në renditje me pesë pikë prapa Blaugranëve dhe po ashtu ka për qëllim përfshirjen në pozitat evropiane.
Trajnerët Xavi Hernandez dhe Marcelino Garcia i kanë zgjedhur skuadrat që do t’i inkuadrojnë në lojë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Alves, Araujo, Pique, Dest; Busquets, Gavi, Pedri; Ferran Torres, Aubameyang, Traore.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/02/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































