Formacionet startuese: Feronikeli – Prishtina, dueli i ish-kampionëve

Ish-kampionët e Kosovës, Feronikeli dhe Prishtina, ndeshen në stadiumin "Rexhep Rexhepi" në Drenas, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.
Vendasit nuk e kanë nisur mirë sezonin 2020/2021 në elitë, pasi nga gjashtë ndeshje kanë arkëtuar gjashtë pikë (një fitore, tri barazime dhe dy humbje).
Në anën tjetër, kryeqytetasit i kanë tetë pikë nga pesë sfida të zhvilluara (dy fitore, dy barazime dhe një humbje).

Formacioni startues i Feronikelit: Avdyli, Hoxha, Kuka, Lladrovci, Mala, Dabiqaj, Bojku, Milickovic, Maliqi, Greca, Hoti.
Përballja ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës në Superligën e Kosovës në futboll fillon në orën 14:00. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
21/10/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































