LAJMI I FUNDIT:

Forma re e shfaqjes së komenteve në Twitter, nuk është duke iu pëlqyer të gjithë përdoruesve

Forma re e shfaqjes së komenteve në Twitter, nuk është duke iu pëlqyer të gjithë përdoruesve

Twitteri është duke eksperimentuar sërish, ndërsa do të ndryshojë fillimisht mënyrën se si shfaqen komentet.

Duke i shfrytëzuar bisedat si zemrën e platformës, Twitter po punon që t’i bëjë sa më praktike dhe të lehta për t’i shkëmbyer, lexuar dhe ndjekur, transmeton Telegrafi


“Disa prej juve në iOS dhe n eub-faqe, do të shihni planifikimin e ri të rreshtave të përgjigjeve dhe shënimeve, që e bëjnë të qartë se kush me kënd po flet dhe e bën më të lehtë bisedën në atë tablo”, është përshkruar shkurt forma e re.

Linjat dhe shënimet duhet të jenë të njohura për këdo që ka përdorur Reddit, ku bisedat e ndërprera shfaqen në një mënyrë të ngjashme.

Kjo formë e re, ku sa herë që klikohet mbi një koment, e nxjerrë përdoruesin në mënyrë automatike te komenti origjinal, duket se është më e lehtë të përdoret dhe të gjendet origjina prej komenteve të para.

Megjithatë, nuk është duke iu pëlqyer të gjithë përdoruesve, pasi në postimin ku është demonstruar, nuk ka komente që e pëlqejnë, por kërkohet që të mos aplikohet kjo formë në të ardhmen.

Ndryshimi vjen vetëm pak kohë, pasi që Twitter bëri të ditur se do të mundësojë të largohen fjalët e ndyta dhe të padëshirueshme. /Telegrafi/