Turqia ka dërguar 1500 luftëtarë sirianë në Azerbajxhan për të luftuar në Nagorni-Karabak, njofton Foreign Policy.

Pasi luftuan më parë në Siri dhe mbrojtën interesat turke në Libi, luftëtarët e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA), të përbërë nga grupe të armatosura dhe të mbështetura nga opozita, janë kthyer në Siri për të lëvizur drejt Azerbajxhanit.


Turqia i ka dhënë mbështetje pa kushte Azerbajxhanit, duke thënë se në këtë formë po i pengon forcat armene në rajon.

Sidoqoftë, si Turqia ashtu edhe Azerbajxhani kanë mohuar akuzat nga Franca, Rusia dhe Irani se Ankaraja po dërgon mercenarë sirianë në Azerbajxhan, transmeton Telegrafi.

Screenshot 5 10

Zyrtarët turq gjithashtu thanë, duke ofruar prova, se militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) po ndihmonin Armeninë.

Foreign Policy raportoi se luftëtarët e parë të SNA-s u transferuan në Turqinë jugore në fund të shtatorit, përpara se të përfundonin në Azerbajxhan më 25 shtator. Komandantët e SNA-s arritën më herët për të eksploruar rajonin dhe për të koordinuar vendosjen e trupave.

Gazeta raporton se luftëtarëve u ishte thënë se kryesisht do të vendosen në pikat e kontrollit përgjatë kufirit, por në vend të kësaj, me një mbështetje të vogël nga forcat Azerbajxhanase, ata u shtyn në konflikte të drejtpërdrejta me armenët.

Të gjithë luftëtarët sirianë, sipas një burimi në revistës Foreign Policy, janë të pakënaqur me situatën në Azerbajxhan dhe situata psikologjike është e keqe pasi shumë prej tyre u vranë në luftime. /Telegrafi/