LAJMI I FUNDIT:

Ford do të ulë çmimet e Mustang Mach-E dhe do të rrisë prodhimin pas uljes së çmimeve nga ana e Tesla

Ford do të ulë çmimet e Mustang Mach-E dhe do të rrisë prodhimin pas uljes së çmimeve nga ana e Tesla

Ford Motor Co të hënën uli çmimet e “crossover-it” të saj elektrik SUV Mustang Mach-E deri në 5,419 (5,900 dollarë) për automjet, pak ditë pasi rivali Tesla Inc uli çmimet globalisht për automjetet e saj elektrike deri në 20 për qind.

Aksionet e Ford-it ranë për 2.4 për qind përpara hapjes së tregut të stoqeve, ndërsa ato të Tesla mbetën të pandryshuara.


Gjithashtu nga Ford deklaruan se ata në mënyrë të “konsiderueshme” do të ngritin prodhimin e Mach-E. Ford i shiti 39,458 njësi të Mach-E në SHBA në vitin e kaluar, një ngritje nga 27,140 njësi të shitura në vitin 2021, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.

Ford po ul çmimet deri në 8 për qind në versione të ndryshme të Mach-E, si dhe uljen e çmimit të baterisë me rreze të zgjeruar me rreth 19 për qind.

Modelet me çmim më të ulët janë duke u ulur çmimi prej 510 eurove deri në 826 euro (600 deri në 900 dollarë).

Shefi Ekzekutiv i Ford, Jim Farley tha në Twitter se “rritja e shkallës së prodhimit do të shkurtojë kohën e pritjes së klientit. Dhe me prodhim më të lartë, ne po reduktojmë kostot, gjë që na lejon t’i ndajmë këto kursime me klientët”.

Ford tha se klientët ekzistues të Mustang Mach-E që presin dorëzimin e veturave do të marrin automatikisht uljen e çmimit.

Dan Ives, një analist në Wedbush Securities, në Twitter shkroi: “Ford sapo uli çmimet e Mustang EV në përgjigje të uljes së çmimit të Teslës. Lufta e vogël e çmimeve do të fillojë me veturat elektrike në SHBA”. /Telegrafi/