LAJMI I FUNDIT:

Ford shfaq linjat e makinës SUV tërësisht të re, tregon edhe datën kur e prezanton

Ford shfaq linjat e makinës SUV tërësisht të re, tregon edhe datën kur e prezanton

Makina SUV e inspiruar nga Mustang, vjen pas gjysmës së muajit të ardhshëm

Janë bërë të gjitha përgaditjet, që makina SUV tërësisht të re nga Ford, të prezantohet më 17 nëntor, vetëm pesë ditë para se të fillojë Los Angeles Auto Show, transmeton Telegrafi.


Të dhënat për këtë makinë, gjithnjë janë mbajtur të fshehta dhe nuk është bërë e ditur se si do të quhet. Por, më herët, ishte thënë se do të lansohet në muajin mars, sepse do të quhet March 1, gjë që nuk ndodhi.

Sido që të quhet, është bërë e ditur se ky Ford i ri, do të lansohet gjatë vitit që vjen, ndërsa tani, janë shfaqur disa linja që i ka kjo makinë.

Bazuar në siluetën e kësaj makine që shfaqet në tërësi, shihet ngjashmëria që ka me Mustang, vetëm se është përshtatur sa më shumë në një SUV modern.

Kjo makinë, është shfaqur deri më tani, me shtresa të mëdha kamuflazhi, ndërsa në pamjet që i shpërndau Ford, tregohet artisti që me shumë kujdes i përfundon linjat e kësaj makine.

Sistemi Epa që Ford e praktikon në makinat e reja elektrike, pritet t’i mundësojë autonomi deri në 480 kilometra, ndërsa pritet të ketë nivel të lart teknologjie dhe dukje shumë të mirë. /Telegrafi/