LAJMI I FUNDIT:

Ford Puma është prezantuar me hapësirë shumë të madhe për bagazh (Video)

Ford Puma është prezantuar me hapësirë shumë të madhe për bagazh (Video)

Megjithëse ka format të vogël, hapësirën për bagazh e ka shumë të madhe

Supetë sportive dhe makinat crossover, nuk janë më të kërkuara në treg, andaj prodhuesit po mundohen që këto makina t’i kombinojnë, në mënyrë që t’i mbajnë në prodhim, transmeton Telegrafi.


Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Ford, me modelin tërësisht të ri Puma, që është bazuar më së shumti në Fista, teksa ka edhe elemente të makinave të ngjashme. Ky model është prezantuar gjatë një aktiviteti në Amsterdam, megjithëse i mungojnë specifikat që do t’i ketë.

Linjat e jashtme janë mjaft atraktive, ndërsa brenda besohet të ketë teknologjinë moderne, që t’i përshtatet nevojat të kësaj kohë. Në anën tjetër, është bagazhi i Ford Puma që iu ka lënë përshtypje të gjithëve, sepse ka kapacitet shumë të madh.

Me largimin e një pjese, hapësira thellohet dhe zë edhe më shumë gjëra, që është një ndërtim shumë i mirë. /Telegrafi/