LAJMI I FUNDIT:

Ford i përgatitur mirë për të hyrë në tregun e makinave elektrike

Ford i përgatitur mirë për të hyrë në tregun e makinave elektrike

Rival i fuqishëm, për prodhuesit e makinave elektrike që mendojnë të zgjerohen në treg

Shumë prodhues janë duke garuar që të zgjerohen në tregun e makinave elektrike, derisa Tesla ka arritur sukses të konsiderueshëm, brenda vetëm 16 viteve, transmeton Telegrafi.


Jim Hackett është drejtori i përgjithshëm në Ford, që llogaritë se Tesla nuk i ka kapacitetet e duhura dhe i duhet shumë punë, ndërsa Ford mund ta tejkalojë me lehtësi. “Nisëm konkurrencë me shkencëtar të raketave dhe kam respekt për Elon Musk, por ai duhet të mbajë mend emrin e Henry Ford” ka thënë Hackett, gjatë një interviste.

Kompaninë të cilën e udhëheqë, ai e konsideron se e ka shkruar historinë e shekullit XX, derisa nuk do ta lejojë Teslan që ta bëjë të njëjtën me shekullin XXI. Bazuar në faktet, në vitin 1908 kur u lansua Ford Model T, në tërë Shtetet e Bashkuara ishin vetëm 200 mijë vetura.

Deri në vitin 1927 janë shitur 20 milionë Model T, duke ndikuar që të hapen edhe biznese tjera, si hotele dhe pika për shitjen e benzinës, hapje autostradash, si dhe tollovi trafiku. Gjatë prodhimit të suksesshëm, shumë ka ndryshuar Ford, duke bërë që prodhimin e një makine, prej 12 orëve, ta kryejë për 52 minuta.

Me të gjitha këto, si dhe investimin prej një miliard dollarësh në Argo, që është platformë për vetura elektrike, Ford konsideron se është i përgatitur mirë për të hyrë në këtë treg. Njohja e makinave elektrike, si dhe sistemit autonom dhe ndarjes së udhëtimit, e bëjnë Hackett të preferuarin për këtë pozitë shumë të mirë. /Telegrafi/