Koncepti unik Shelby Cobra u shit për një shumë shumë më të lartë se sa pritej.
Ford Mustang Shelby GT500 është aktualisht i vetmi që mban emrin e gjigantit amerikan të automobilave Carroll Shelby, dhe lidhja e tij me Ford daton në vitet 1960 kur një kompani amerikane e punësoi atë për të ndihmuar me një mision të rëndësishëm, që është një fitore ndaj Ferrari në Le Mans
Para se të fillonte të fuste motorët Ford V8 në Mustangët rrugorë dhe t’i “dekoronte” me një patkua, Shelby i “shtyu” nën kapuçin e modelit britanik AC Ace. Ishte në fakt lindja e Shelby Cobra origjinale, për kopjet e të cilave koleksionistët në të gjithë botën paguajnë shumë.
Ford vuri re popullaritetin në rritje të kësaj veture dhe në vitin 2004 vendosi të prodhojë një interpretim modern, por kjo nuk u materializua për shkak të recesionit. Projekti u anulua, por koncepti mbijetoi dhe tani mori një pronar të ri i cili ndau 2,64 milionë dollarë mbresëlënës për të. Më parë ishte vlerësuar se makina do të paguhej midis 1.5 dhe 2 milionë dollarë.
Vetura mundësohet nga një motor V4 atmosferik 6.4 litra që zhvillon 605 kuaj/fuqi. Ky motor është jashtëzakonisht i rrallë, është një nga vetëm katër të prodhuar ndonjëherë. Është çiftuar me një transmision manual Ricardo me 6 shpejtësi bazuar në atë të gjeneratës së parë Ford GT, dhe transmeton fuqinë tek rrotat e pasme.
Shelby legjendar personalisht drejtoi makinën disa qindra kilometra në Irwindale Speedway në Kaliforni.
Më parë, vetura u shit për 825 mijë dollarë në vitin 2017 kur u eksportua nga magazina, dhe fondet shkuan për bamirësi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Çfarë do të mund të ndryshonte “Uber” në Shqipëri e Kosovë?
Mansory modifikon Rolls-Roce Spectre
Volvo fillon të rimëkëmbet – shitjet e kompanisë në maj u rritën me 31 për qind
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur