LAJMI I FUNDIT:

Ford Mustang që mbushet me rrymë, pritet të jetë një rival i fuqishëm për Tesla

Ford Mustang që mbushet me rrymë, pritet të jetë një rival i fuqishëm për Tesla

Stili shumë i dëshirueshëm dhe fuqia e lartë, janë dy gjërat që e bëjnë të jetë një makinë shumë e kërkueshme në treg

Brenda disa muajve, do të lansohet Ford Mustang Mach-E, që është një makinë për të cilën është diskutuar shumë dhe është pritur me padurim nga entuziastët e Mustang, transmeton Telegrafi.


Megjithëse e ka stilin e një Mustangu, gjithnjë është bërë pyetja, nëse edhe do të jetë i fuqishëm dhe të ofrojë eksperiencën e njëjtë të vozitjes.

Por, thuhet se Mach-E, i ka hapur dyert për mundësi shumë të mëdha në një makinë që mbushet me rrymë, që t’i ofrojë vozitësit të gjithë përformancën e dëshiruar.

Kjo makinë do të jetë një rivale e fuqishme për Tesla, që momentalisht dominon në tregun e makinave që mbushen me rrymë dhe jo vetëm.

Duke parë se këto makina janë mënyra e jetës së të ardhmes, në këtë Mustang do të vendosen edhe një palë dyer të pasme, si dhe të ketë mënyrë më praktike përdorimi.

Artisti grafik Emre Husmen, e ka dizajnuar pikërisht atë që do të duket si një Ford Mustang Mach-E i së ardhmes, që është shumë modern dhe ofron mundësi praktike përdorimi të përditshëm.

Në të njëjtën kohë, kjo makinë mund të jetë rivale si me Tesla, ashtu edhe Porsche Taycan, Audi e-tron GT dhe Mercedes EQS, si një makinë shumë e mirë. /Telegrafi/