LAJMI I FUNDIT:

Ford Focus RS që lansohet brenda dy vitesh, do të jetë hibrid me 400 kuajfuqi (Foto)

Ford Focus RS që lansohet brenda dy vitesh, do të jetë hibrid me 400 kuajfuqi (Foto)

Shënjestrat kryesore të këtij modeli janë Audi Sport dhe AMG

Ford ka bërë të ditura planet, për modelin e ri Focus RS që lansohet më 2020, transmeton Telegrafi.


Ky hibrid jo vetëm që do të jetë shpenzues i vogël, por do të ketë shpejtësi të lartë.

Të gjithë atyre që kjo iu duket e çuditshme, 400 kuajfuqi besohet se iu heqin dyshimet.

Motori me 2.3-litra dhe katër cilindra do të mbetet edhe më tutje, por do të pësojë modifikime rrënjësore.

Kësaj do t’i ndihmojë edhe një motor me 48V, që do të ndihmojë në shmangien e emetimit të dyoksidit të karbonit dhe kursen lëndën e djegshme.

Në anën tjetër, shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta arrijë për 4.2-sekonda.

Me këto mundësi, mund të bëhet konkurrent i fortë për Mercdes-AMG A45, si dhe për Audi Sport, që kanë investuar shumë në këto makina hibrid.

Raportohet se kjo makinë i ka humbur dhjetë kilogramë, si dhe ka ndryshuar sistemin e ndriçimit me dritat LED. /Telegrafi/