LAJMI I FUNDIT:

Ford dhe Volkswagen do të prodhojnë së bashku tetë milionë makina pickup

Ford dhe Volkswagen do të prodhojnë së bashku tetë milionë makina pickup

Ky bashkëpunim është ditur kohë më parë, ndërsa tanin u mësun edhe disa detaje

Para një viti, Ford dhe Volkswagen kanë bërë të ditur, se do të bashkëpunojnë në shumë fusha të interesit të përbashkët, si makinat autonome, makinat pickup dhe makinat që mbushen me rrymë, transmeton Telegrafi.


Në kuadër të këtij bashkëpunimi, është nënshkruar marrëveshje mes dy kompanive që t’i prodhojnë së bashku tetë milionë makina pickup, si dhe një numër të furgonave komercialë.

Duke filluar nga 2022, kompanitë do të bashkëpunojnë që të ndërtojnë furgonë urbanë nga Volkswagen, furgon që mund të transportojnë mallra deri në një ton nga Ford, si dhe më e rëndësishmja një pickup të mesëm që Volkswagen do ta ndërtojë duke u bazuar në Ford Ranger.

Gjatë vitit të njëjtë, Ford do të ndërtojë edhe një makinë elektrike të bazuar në platformën MEB të Volkswagen, ndërsa brenda disa vitesh planifikon t’i prodhojë deri në 600 mijë njësi.

Krahas kësaj makine, Ford planifikon ta ndërtojë edhe një makinë tërësisht të re që mbushet me rrymë, në një fabrikë në Cologne të Gjermanisë.

“Dëmet që kemi pësuar në pandemi dhe situatën që ende po vazhdon, po mendojmë ta zbusim duke bashkëpunuar me kompani të fuqishme. Në këtë formë i ndihmojmë njëri-tjetrit, deris ndajmë së bashku fabrikat, si dhe mjetet e punës”, ka thënë një nga zyrtarët e lartë në Volkswagen, Herbert Diess.

Si pjesë e planeve të ardhshme të Ford dhe Volkswagen, janë edhe shumë modele të reja, për të cilat nuk është bërë e ditur. /Telegrafi/