LAJMI I FUNDIT:

Forcimi i shtetit mision i secilit – mesazhet e liderëve të shtetit dhe të partive politike në 15-vjetorin e pavarësisë

Forcimi i shtetit mision i secilit – mesazhet e liderëve të shtetit dhe të partive politike në 15-vjetorin e pavarësisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe liderët e partive opozitare i janë drejtuar sot qytetarëve përmes Kuvendit të Kosovës, në 15-vjetorin e pavarësisë së shtetit.

Liderët e shtetit dhe ata partiakë kujtuan sakrificën e pashembullt dhe qëndresën e brezave për liri dhe pavarësi, ndërkaq theksuan se forcimi i mëtejmë i shtetit të Kosovës është mision i secilit.

Deputetëve dhe qytetarëve të vendit i është drejtuar nga Kuvendi i Kosovës edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.


Presidentja, Vjosa Osmani tha se në këtë ditë duhet t’i kujtojnë të gjithë ata që kontribuuan në formimin e shtetit të Kosovës.

“Kam nderin që në ditëlindjen e 15 të Republikës tonë të mund të ju drejtohem nga institucioni që bart një peshë…Ta kujtojmë sakrificën e pashembullt dhe qëndresën e brezave. Ta kujtojmë presidentin historik Ibrahim Rugovën, t’i kujtojmë bijtë e bijat tonë të rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës…të kujtojmë kontributin e ushtarëve të policisë, si dhe të ushtarëve të FSK-së, përderisa ne sot po festojmë ata po luftojnë për shpëtimin e jetëve nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti në Turqi”, ka thënë Osmani.

Ajo po ashtu tha se në këto 15 vjet Kosova është zhvilluar e forcuar si shtet i ri.

“Ka ndërtuar kapacitetet e saj shtetërore. Institucionet tona po forcohen dita ditës…Sfidat janë të pranishme dhe sot, ku Kosova falë përcaktimit të saj të mëhershme po përpiqet që të fuqizojë edhe më tej pozitën e saj ndërkombëtare drejt integrimit të vendit drejt forcave euroatlantike”, ka thënë Osmani.

Po ashtu, ajo tha se Kosova nuk mund të jetë ishull i izoluar karshi kërcënimeve që e kanë sfiduar gjithë kontinentin si dhe botën demokratike.

“Por, ajo nuk mund të injorojë dhe kërcënimet ndaj saj, të cilat vijnë si rrjedhojë e përpjekjeve për ta minuar shtetësinë tonë. Sot e kësaj dite forcat deskrutive provojnë ta cenojnë shtetësinë tonë. Ne nuk duhet të lejojmë që shoqëria jonë të polarizohet, në përballjen me Serbinë duhet të jemi një. Forcimi i mëtejmë i shtetit të Kosovës është mision i secilit”, tha Osmani.

Ajo tha se po ashtu se presidenti i ShBA-së, Joe Biden me një letër të cilin ia ka dërguar të enjten ia ka rikonfirmuar se procesi i dialogut Kosovë- Serbi duhet të përmbyllet me njohje reciproke.

“Procesi i dialogut me Serbinë e ka një epilog, një epilog që e konfirmoi edhe Biden me një letër që ka dërguar dje, e ajo është njohja reciproke”, ka thënë ndër të tjera Osmani.

Ndërsa, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj tha se ka kënaqësinë që të shënojë këtë ditë në Kosovë.

“Jemi një komb që ka kontribuar për paqen në rajon dhe Evropë, pavarësisht se i ndarë nga kufijtë. Pavarësia e Kosova ishte drejtësia shekullore që komuniteti ndërkombëtar i detyrohej Kosovës. Dita e shpalljes së Pavarësisë na kujton forcën e qëndresës së popullit shqiptarë. Është një ditë krenarie”, ka thënë Begaj.

Ai po ashtu tha se me mirënjohje kujtojnë komandantin legjendar, Adem Jasharin si dhe luftëtarët e lirisë.

“Kujtojmë sot liderin simbol, shqiptarin që me zgjuarsi çoi përpara kauzën e pavarësisë së Kosovës. Kujtojmë presidentin Rugova, simbol i paqes në Ballkan”, ka thënë Begaj.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca tha se i kujton dhe nderon dëshmorët e lirisë.

“Sot është ditë feste, dita e Pavarësisë. Ky moment na bashkon të gjithëve. Kujtojmë dëshmorët tanë të pavdekshëm, kujtojmë dhe i nderojmë martirët tanë të ndritur. Nuk i harrojmë të pagjeturit që na mungojnë, gratë dhe burrat që u dhunuan e torturuan. Nuk i harrojmë ata që mbajtën me vite të tëra burgje ashtu që fëmijët tanë të jetojnë në liri. Po ashtu i përkulemi popullit për qëndresën shekullore. Në nuk harrojmë miqtë tanë që na ndihmuan në arritjen e lirisë dhe pavarësisë. Por nuk do ta harrojmë gjenocidin që bëri Serbia mbi popullin tonë”, ka thënë Konjufca.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka thënë se 17 shkurti është ditëlindja e Pavarësisë së Kosovës.

“Vërtetë shkurti është muaj me më pak ditë, por mes tyre nga denduria e peshës kombëtare e historike ka efekt zgjatues të kësaj periudhe të vitit. Ajo është dita e 17 e muajit shkurt, ditëlindja e Pavarësisë së Kosovës…”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratikë të Kosovës, Memli Krasniqi e hapi fjalimin e tij me fjalën hyrëse të deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, lexuar 15 vite më parë nga ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Krasniqi tha se këto fjalë janë historike.

“Në historinë e këtij kuvendi dhe të shoqërisë nuk ka fjalë që janë pritur më gjatë e më shumë se sa lajmi që vinte përmes saj.

Fjalë që peshojnë në çdo zemër të qytetarëve të Kosovës, që përmbledhin një rrugëtim të gjatë historik, një vetëdije të gjerë shoqërore. Me kërkesë të drejtë e legjitime politike dhe një aspiratë për t’i dhënë Kosovës emrin e saj të vërtetë, shtet i pavarur dhe sovran”, ka thënë Krasniqi.

Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se po shënojnë një datë të rëndësishme të popullit të Kosovës.

“Po e shënojmë sot datën më të rëndësishme të popullit të Kosovës, atë të 17 shkurti, si akt të kulmimit të një rrugëtimi të gjatë, të dhimbshëm e të lavdishëm”, ka thënë Abdixhiku.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Pavarësia e Kosovës ishte pikë kthese e paqes dhe stabilitetit.

Sipas tij, pavarësia e vendit është e pakthyeshme dhe është detyrë që të punohet drejt integrimit në familjen evropiane. Ai në seancën solemne të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka kujtuar prijësit e luftës të cilët po mbahen në Hagë, për të cilët tha se po përballen edhe me një betejë tjetër.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës të premten kanë shënuar 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një ceremoni solemne shoqëruar me interpretime nga Filarmonia e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Kalo në kategori