Forcat ukrainase infiltrohen pas vijave ruse dhe përdorën eksplozivë për të ndaluar përparimin e tyre

Forcat e Operacioneve Speciale (SOF) të Ukrainës kanë folur për një bastisje në frontin verior të Slobozhanshchynas, e cila sipas tyre i ndaloi trupat ruse të përparonin përmes një pjese të vijës së frontit.
SOF tha se zbulimi ajror kishte identifikuar rrugën e përdorur nga trupat ruse, së bashku me pikat ku ato po grumbulloheshin në grupe, transmeton Telegrafi.
Pas një vlerësimi METT-TC, forcat ukrainase arritën në përfundimin se një pritë konvencionale do të përbënte një rrezik të shtuar për grupin e operacioneve speciale.
Në vend të kësaj, ushtarët e SOF-it u infiltruan pas vijave të armikut, vendosën eksplozivë në pikat e përqendrimit të ushtarëve rusë dhe u tërhoqën në mënyrë të sigurt.
SOF raportoi se rezultati ishte humbje midis rusëve dhe ndërprerja e rrugës së përparimit në atë zonë të frontit. /Telegrafi/




















































