Një grup sulmues rus qëlloi për vdekje disa civilë të paarmatosur brenda qytetit të Pokrovskit të rrethuar nga luftimet.

Krimi i dyshuar i luftës në zonën e nxehtë të vijës së frontit në Oblastin e Donetskut u raportua fillimisht më 19 tetor nga vullnetari ukrainas Denys Khrystov, i cili evakuon civilët nga vendbanimet në vijën e frontit dhe dokumenton punën e tij në rrjete sociale.


Khrystov ndau video që i ishte dhënë nga ushtarët që luftonin në Pokrovsk , ku tregohen viktimat e sulmit rus, shkruajnë mediat e huaja.

Sulmi thuhet se u krye në rrugën Mostovyi, pranë linjës hekurudhore që kalon nëpër qendrën e Pokrovskut.

Gjithashtu, pamjet e të shtënave nuk u përfshinë në postimin e Khrystov.

"Kohët e fundit, një grup sabotimi dhe zbulimi armik arriti të depërtojë në qendër të Pokrovskut."

"Gjatë përparimit të tyre, për fat të keq, rusët shkelën ligjin ndërkombëtar humanitar dhe vranë disa civilë në qytet."

Numri i saktë dhe natyra e viktimave civile janë ende duke u përcaktuar, njoftoi zëdhënësi i policisë së Oblastit të Donetskut, Pavlo Diachenko.

Ndryshe, që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, të shtënat e shpeshta të civilëve janë dokumentuar gjerësisht. /Telegrafi/