LAJMI I FUNDIT:

Forcat ruse bombardojnë qytetin në afërsi të Zaporizhzhia, liderët botërore bëjnë thirrje për shmangie të katastrofës bërthamore

Forcat ruse bombardojnë qytetin në afërsi të Zaporizhzhia, liderët botërore bëjnë thirrje për shmangie të katastrofës bërthamore

Forcat ruse kanë bombarduar sot qytetin Nikopol, duke rritur kështu frikën se mund të vjen deri te një katastrofë tjetër bërthamore, pasi gjendet shumë pranë centralit më të madh bërthamor në Evropë – Zaporizhzhia.

Nikopol gjendet në anën e kundër të bregut të lumin Dnieper, dhe është vetëm 10 kilometra larg centralit bërthamor, që pre tre herë radhazi ishte bombarduar, ku mortajat dhe raketat e ndryshme goditën shtëpitë, spitalet e dyqanet, ka njoftuar guvernatori rajonal Valentyn Reznichenko, transmeton Telegrafi.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, apo ata që kanë mundur të humbin jetën nga këto bombardime.


Zelensky thotë se do të ndërpriten negociatat me Rusinë, nëse Moska vazhdon me gjykimin e luftëtarëve ukrainas të kapur në Mariupol
Lexo po ashtu Zelensky thotë se do të ndërpriten negociatat me Rusinë, nëse Moska vazhdon me gjykimin e luftëtarëve ukrainas të kapur në Mariupol

Në anën tjetër liderët e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë, kanë bërë thirrje për shmangie të operacioneve ushtarake në atë rajon, për të shmangur mundësinë e një katastrofe potenciale bërthamore.

Ata gjithashtu kërkuan që punonjësve të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energji Bërthamore, t’ju lejohet vizita në këtë central. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori