LAJMI I FUNDIT:

Pas alarmit, ​forca të shtuara të policisë tek Ura e Ibrit

Pas alarmit, ​forca të shtuara të policisë tek Ura e Ibrit

Forca të shtuara të Njësisë speciale të Kosovës kanë arritur tek ura e lumit Ibër, përfshirë edhe pjesëtarë të KFOR-it dhe karabinierët italianë.

E gjithë kjo vjen në kohën kur në veri rreth orës 18:00 janë aktivizuar sirenat për alarm.


Ndërkaq, ka grumbullim të serbëve në Rudare të Zveçanit dhe Zupç të Zubin Potolut, raporton Telegrafi.

Bashkatdhetarët që janë nisur për në Kosovë, janë bllokuar në kufi.

Kjo po ndodh pak orë para fillimit të masave të reciprocitetit.

Nga 1 gushti, qytetarët që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës – që lëshohen nga Serbia – do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës).

Po ashtu, nga 1 gushti, të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia.

Lidhur me këtë, Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka mbajtur mbledhje.

“Institucionet e Kosovës janë të bashkuara dhe të përkushtuara që t’i përgjigjen çdo situate të sigurisë, në bashkëpunim me partnerët strategjikë”, u tha pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, të thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pak orë para fillimit të masave të reciprocitetit, aktivizohen sirenat për alarm në veri të Mitrovicës
Lexo po ashtu Pak orë para fillimit të masave të reciprocitetit, aktivizohen sirenat për alarm në veri të Mitrovicës

Sipas Kurtit, nuk do të ketë vend për tension, apo për destabilizim, pasi tha se po bëhet diçka legjitime, diçka legale.

“Nuk ka kurrfarë vendi për tension, nuk ka kurrfarë mundësie për destabilizim sepse po bëhet diçka legjitime, diçka legale. Ata që flasin për dhunë, barrikada, bllokime, destabilizim, tesione flasin për vete, nuk flasin për neve”.

“Ne jemi Republikë demokratike, parlamentare, paqësore dhe besoj që gjithçka do të shkojë qysh është më së miri. Ndërkaq, edhe një herë i ftoj qytetarët e Kosovëss, që kanë targa të kohës së Millosheviqit, që t’i konvertojnë në targa legale me akronimin e vendit tonë, RKS”, ka deklaruar Kurti./Telegrafi/

>

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori