Forca’ e ‘Arpaxhikët’ nuk e përkrahin Kosovën

Pas lajmit të dhënë nga Federata e Futbollit të Kosovës se grupe tifozësh janë bashkuar nën një emër për ndeshjen Kosova-Haiti, kanë ardhur edhe reagimet e para.
Të parët që e kanë përgënjeshtruar këtë lajm kanë qenë grupi i tifozëve prizrenas ‘Arpaxhikët’, të cilët përmes një njoftimi kanë thënë se nuk është e vërtetë që janë bashkuar nën emrin ‘Dardanët’ me grupet e tifozërive të tjera për të përkrahur përfaqësuesen e Kosovës.
“Dje, në mbledhjen e mbajtur në selinë e FFK-së, edhe lideri i ‘Arpaxhikët’, pas thirrjes së drejtuar, në shenjë respekti ka qenë pjesë e mbledhjes së tifo-grupeve dhe haptas është shprehur se ne nuk jemi kundër përfaqësueses së Kosovës, mirëpo nuk do ta përkrahim atë në mënyrë të organizuar”, është thënë në njoftimin e ‘Arpaxhikëve’.
Pas ‘Arpaxhikëve’, edhe ‘Forca’ nga Vushtrria ka thënë se nuk do ta përkrahë përfaqësuesen e Kosovës. Më parë ‘Tifozat Kuq e Zi’ të Kosovës kishin deklaruar se do të përkrahnin vetëm kombëtaren e Shqipërisë, gjithmonë flitet në mënyrë të organizuar. /KP/Telegrafi/




















































