Fonseca shpjegon ndryshimet taktike të Milanit që i shkaktuan shumë probleme Interit

Paulo Fonseca këmbëngul se ndryshimi i tij taktik në Derby della Madonnina nuk e 'ndryshoi strukturën' e ekipit, por skaudra e vendosur në fushë i shkaktoi Interit kaq shumë probleme. Kishte raportime se një humbje këtu do të çonte në një shkarkim për trajnerin që kishte vetëm një fitoreje deri më tani këtë sezon. Fonseca bëri një ndryshim të sistemit në 4-4-2, që i solli edhe fitoren.

Trajneri kaloi këtë javë në një 4-4-2 me Tammy Abraham dhe Alvaro Morata përpara, por argumentoi se nuk ishte një ndryshim aq radikal siç sugjeruan njerëzit. “Unë nuk mendoj se kemi ndryshuar strukturën e ekipit. Ne thjesht bëmë diçka pak më ndryshe dhe nëse do të kishim vështirësi, atëherë Fofana mund të kalojë mes qendërmbrojtësve në mbrojtje. Ajo që ndryshoi ishin lojtarët”.















































