LAJMI I FUNDIT:

Fondit Pensional të Maqedonisë i ”mungojnë” 430 milion euro

Fondit Pensional të Maqedonisë i ”mungojnë” 430 milion euro

Sistemi pensional mund që të mirëmbahet pa u futur në borxh, por në atë rast duhet bërë një reformë tatimore, theksoi hulumtuesi ekonomik Branimir Jovanoviq.

“Absolutisht ka gropë në sistemin pensional. Dhe ajo duhet mbuluar në ndonjë mënyrë. Mund që të mbulohet me futjen borxh ose me rritjen e tatimeve. Nëse nuk ka futje borxh dhe reformë tatimore për rritjen e të hyrave, atëherë kuptohet se shtylla pensionale është e papërmbajtur, pasi që nuk ka se prej ku të mbulohet”, deklaroi Jovanoviq.


Paraprakisht kryeministri Emil Dimitriev deklaroi se qëllimi i euro obligacionit është që të kihet mundësi që të paguhen pagat e rregullta dhe pensionet. Jovanoviq tregoi se gropa përbën rreth 430 milion euro dhe se masat e politikës pensionale nuk kanë dhënë rezultate dhe e kanë vënë në pikëpyetje pagesën e pensioneve.
“Ajo gropë pjesërisht është pasojë e reformës së sistemit pensional, gjegjësisht vendosjes së shtyllës së dytë pensionale, një pjesë e mjeteve që po mblidhen nga kontributet për sigurimin pensional po transferohen në atë shtyllë të dytë në vend që të shkojnë në Fondin për sigurim pensional, ashtu si ishte kjo gjë paraprakisht, por pjesërisht ajo grup është për shkak të vjetrimit të popullatës dhe për shkak të mungesës së vendeve të reja të punës”, deklaroi Jovanoviq.

Nga Qeveria thuan se shuma për të cilën është dhënë euro obligacioni garanton një stabilitet më afatgjatë makro financiar të shtetit, dhe se ky rast nuk është karakteristik vetëm për shtetin tonë, transmeton REL.

Akademik Abdulmenaf Bexheti theksoi se sistemi pensional nuk mund të mirëmbahet pa ndarjen e parave nga buxheti dhe se ajo përqindje nga viti në vit është gjithnjë e më e madhe.

Se fondi është gjithnjë e më i pafuqishëm flet e dhëna se përqindja e parave të ndara nga buxheti që i jepen fondit është më i lartë nga përqindja e pensioneve mesatare, theksoi Bexheti.

“Mbi 40% momentalisht subvencionohet nga buxheti, direkt nga buxheti i shtetit. Dhe pikërisht kjo është ajo që buxheti nuk ka përmbajtur hapësirë fiskale për fondet sociale duke e ditur se si është gjendja. Diçka që është thënë qysh para 7-8 viteve se deri në këtë nivel do të arrij shteti”, deklaroi Bexheti.

Buxheti theksoi se ka mënyra se si të shkurtohen harxhimet në buxhet me qëllim që të ruhen fondet sociale të cilat janë të dedikuara për paga dhe pensione, por ai dyshon se kjo gjë do të ndodh shumë shpejtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori