LAJMI I FUNDIT:

Fondi për raste urgjente

Fondi për raste urgjente

Fondi për raste urgjente është fond për mirëmbajtje, për mbrojtje të aparaturës, interierit, aparateve elektrike


Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Këto fonde ju sigurojnë që më lehtë t’i përballoni të papriturat, që vijnë nga amortizimi dhe prishja. Kur e keni këtë fond, ju mund të intervenoni dhe të mos keni pengesa në buxhetin financiar. Koha më e rrezikshme është kur biznesi nuk përparon.

Në raste të tilla bëjmë hapin e gabuar, shkojmë dhe marrim borxh/kredi. Shumica mendojnë se nëse shkojmë dhe marrim kredi, do të bëjmë zgjidhje, por kjo mençuri nuk është.

Sipas disa të dhënave, në Kosovë shumica e qytetarëve nuk mund t’i mbulojnë harxhimet mujore të jetesës, dhe nëse atë rrogë që është e vogël e zvogëlojmë edhe me kredinë, na duhet të mendojmë mirë se ku duhet të marrim para për të jetuar dhe t’i mbulojmë nevojat elementare të familjes.

Është një periudhë që duhet të tejkalohet. Është për të ardhur keq kur një shoqëri si kjo e jona nuk premton një seriozitet në familje, në lagje, në administratë, në arsim, në shëndetësi, në qeveri. Po merremi me punët e të tjerëve. Politika ka depërtuar në çdo pore, qëllimi i politikanëve është që ne të merremi me ta. Politikanët kanë arritur deri te xhepat tanë, te paratë tona, ndërsa varfëria për çdo ditë e më shumë po shtohet.

Tash, pas lirisë dhe pavarësisë, kur shpresonim se e ardhmja do të jetë e shndritshme, vjen momenti kur ne befasohemi, nuk i besojmë realitetit tonë të hidhur, posaçërisht kur nuk kemi punë, nuk kemi mundësi të sigurojmë një jetë të shëndetshme, shëndetësi të mirëfilltë nuk kemi, nuk kemi pensione reale.

Gjithë kjo na shuan edhe atë shpresë që e patëm. Duhet të pajtohemi dhe të mendojmë se si ta sigurojmë vetë jetën tonë, të sigurojmë një jetë normale të familjes, ta angazhojmë gjithë potencialin tonë familjar, të ulemi t’i shkruajmë me laps mundësitë tona reale dhe të bëjmë analiza dhe t’i përvishemi punës, se vetëm kështu ne do të arrijmë sukses, e jo duke pritur nga të tjerët, sidomos nga qeveria.

Paramendoni kur nuk do të kemi borxhe, kur do të kemi një shumë të konsiderueshme të parave, si do të ndiheshim. A nuk është një ndjenjë e këndshme?! Atë ditë që do të arrini të kurseni dhe të bëni fondin e të papriturave dhe të urgjencës, do të shikoni se si do të ndiheni. Çfarëdo që t’ju vijë e papritur, ju nuk do të befasoheni, sepse ju keni kursyer, keni krijuar fond, keni para që ta zgjidhni problemin.

Paraja në ditë të zeza është shpëtim. Ditët e papritura për të cilat na nevojitet fondi për ditë të zeza janë: humbja vendit të punës, problemet shëndetësore, dëmet në shtëpi, fatkeqësitë në komunikacion, vdekjet e papritura, shpenzimet për arsimim dhe për karrierë.

Paratë për këtë fond duhet të ruhen mirë në vend të sigurt. Mund të ruhen edhe në bankë në konton e kursimeve, në llogarinë e kursimeve, por pa i afatizuar sepse mund të të nevojiten urgjentisht.

Llogaria e kursimeve ju ofron një fitim në vit deri me 5 për qind, që nuk është farë fitimi, por është një vend i sigurt për ruajtjen e parave. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Lifestyle
Kalo në kategori