LAJMI I FUNDIT:

Fondi Pensional në Maqedoni nxjerr në shitje hotelin për 2.75 milionë euro

Fondi Pensional në Maqedoni nxjerr në shitje hotelin për 2.75 milionë euro

Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor me leje nga Qeveria do ta shesë në ankand publik hotelin e Manastirit “Borec”, ose i njohur si “Hotel Bitola”, me një shumë fillestare prej 2.75 milionë euro. Hoteli ka një sipërfaqe prej 5.401 metrash katrorë.

“Vlera e parashikuar e tregut të objektit afarist nga neni 1 i këtij vendimi është 167.816.095,00 denarë, e cila vlerë është totali i çmimit fillestar për tenderin publik”, njofton Qeveria.


Mbetet të shihet nëse FSPI do të mund ta arkëtojë këtë shumë nëse dihet se në vitin 2015 dhe 2016 ka pasur dy tentime të pasuksesshme, e para në shumën fillestare prej 138 milionë denarë dhe një vit më vonë 87 milionë denarë.

Mediat lokale raportuan muajin e kaluar se hoteli është mbyllur me vendim të Bordit të Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor dhe të gjithë ata që kanë qëndruar aty janë dëbuar nga objekti për shkak se del në shitje. Gjithashtu, deri më tani numri më i madh i të punësuarve janë larguar nga kjo kompani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori