Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi kanë mbajtur një takim virtual me drejtorin e Fondit Monetar Ndërkombëtar të Departamentit për Evropë, Poul M. Thomsen.
Gjatë këtij takimi, siç bëhet e ditur përmes një komunikate për medie është diskutuar për gjendjen aktuale të shkaktuar nga pandemia COVID-19.
“Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka siguruar mbështetje të konsiderueshme përmes Instrumentit për Financim të Shpejtë, në vlerë prej 52 milionë eurosh për Kosovën. Duke monitoruar për së afërmi zhvillimet në Kosovë, FMN-ja do të vazhdojë të sigurojë mbështetje për t’iu përgjigjur sfidave me të cilat do të ballafaqohet ekonomia e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Mehmeti dhe Bislimi e njoftuan Thomsen për zhvillimet e fundit ekonomike në Kosovë dhe për masat e marra e të atyre që i kanë planifikuar t’i marrin lidhur me zbutjen e krizës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.
“Rrjedhimisht masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Banka Qendrore janë vlerësuar si të përshtatshme dhe masa të cilat do të mund të kontribuojnë për t’u ballafaquar me tronditjet e shkaktuara nga COVID-19”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa, u theksua se rënia e ekonomisë do të jetë në nivel global, por se rënia e ekonomisë në Kosovë do të jetë më ulët në krahasim me ekonomitë më të zhvilluara.
“Gjatë këtij takimi u theksua se situata e shkaktuar nga COVID-19 këtë vit do të rezultojë në rënien e të gjitha ekonomive në nivel global. Megjithatë, rënia e ekonomisë në Kosovë dhe ekonomive në zhvillim, në përgjithësi do të jetë më e ulët në krahasim me atë që pritet në ekonomitë e zhvilluara. Ekonomia e Kosovës ka pasur rritje solide ndër vite dhe shëndeti i sektorit financiar është i qëndrueshëm”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa u diskutua edhe për sfidat në të ardhmen në ekonomi e me fokus edhe në mundësinë e rimëkëmbjes së ekonomisë.
“Fokus të posaçëm në diskutim kishin edhe sfidat që gjenden përpara, pas tejkalimit të pandemisë dhe mundësitë për rimëkëmbje ekonomike. Rrjedhimisht, Z. Thomsen shprehu gatishmërinë që FMN të ndihmojë Kosovën me financim shtesë nëse do të jetë e nevojshme në fazat e mëvonshme. Guvernatori Mehmeti dhe Ministri në detyrë Bislimi falënderuan z. Thomsen për përkrahjen dhe qasjen proaktive dhe i siguruan bashkëpunim të ndërsjellë në raport me adresimin e sfidave me të cilat po ballafaqohet Kosova në këtë kohë pandemie”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel