LAJMI I FUNDIT:

Fondi ‘Juncker’ do të investoj 400 miliardë euro në BE

Fondi ‘Juncker’ do të investoj 400 miliardë euro në BE

Komisioni Evropian thotë se Fondi Evropian për Investime Strategjike, i njohur edhe si fondi “Juncker”, pritet të investojë 400 miliardë euro në projektet e reja.

Deri në muajin maj, marrëveshjet e miratuara në kuadër të Fondit kanë arritur në 74 miliardë euro në financim në të 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi.


Sipas deklaratës së Komisionit, 950 mijë kompani fillestare dhe ndërmarrje të mesme e të vogla pritet të përfitojnë nga shtimi i mundësisë për financim.

Aktualisht, pesë vendet që kanë përfituar më shumë nga Fondi janë Greqia, Estonia, Bullgaria, Portugalia dhe Letonia. /Telegrafi/