Të dhënat e publikuara nga Bashkimi Evropian tregojnë se nga gjithsej mbi 800 milionë euro të akorduara, pjesa më e madhe janë për projekte në sferën e transportit, mbi 220 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër për projekte për arsim, punësim, politikë sociale….Sa i takon rajoneve, ai i Pollogut renditet i fundit për fondet e përfituara, gjithsej 29 milionë euro për 185 projekte, por asnjë nga fusha e transportit.
Fondet më të mëdha të IPA-s janë derdhur për projektet në fushën e transportit. Të dhënat e publikuara nga Bashkimi Evropian tregojnë se nga gjithsej mbi 800 milionë euro të akorduara, rreth 66 për qind janë për projekte në nivel kombëtar, dhe mbi 34 për qind për projekte komunale, të dedikuara kryesisht për projekte në fushën e transportit e të tjerat në fushën e arsimit, punësimit dhe politikës sociale. Për 933 projekte për arsim, punësim dhe politikë sociale janë marrë mbi 97 milionë euro përmes IPA-s, ndërsa mbi 220 milionë euro janë dhënë për 54 projekte në fushën e transportit. Në total, në nivel kombëtar dhe komunal janë përfituar mbi 120 milionë euro për demokraci dhe qeverisje për 332 projekte, për sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore janë marrë 104 projekte me vlerë 85 milionë euro, për 163 projekte në fushën e konkurrencës dhe risive që BE-ja dha 102 milionë, 60 milionë euro për 188 projekte për bujqësi dhe zhvillim rural, dhe 122 milionë euro për 92 projekte për ekologji dhe veprim klimatik.
Sa i takon rajoneve ai i Vardarit është lider në fondet evropiane të investuara në vend dhe në të, në periudhën nga viti 2007 e deri më tani (122.851.824.22 euro nga gjithsej 812.457.807.62 euro) të investuara në vend përmes fondeve IPA të Bashkimit Evropian. Rajoni i Pellagonisë është i dyti për nga shfrytëzimi i fondeve evropiane me gjithsej 79.163.058.15 euro, i ndjekur nga rajoni i Shkupit me 44.959.852.53 euro, rajoni Juglindor me 42.353.627.60 euro dhe rajoni Lindor me 37.3071.8 euro. Sipas të dhënave të publikuara nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në rajonin Verilindor janë investuar 34,418,739,01 euro, në rajonin Jugperëndimor 31.171.375.34 dhe në rajonin e Pollogut 29.044.517.85 euro.
Sipas zëvendëskryeministrit Bojan Mariçiq, ndihma përmes fondeve IPA do të thotë se qytetarët e vendeve anëtare të BE-së tregojnë shkallën e vetëdijes dhe dëshirës për të kontribuar në vendet kandidate për hyrje në Bashkimin Evropian.
“Përgjegjësia dhe vendosmëria e treguar nga partnerët tanë strategjikë evropianë duhet të merren seriozisht. Marrja e përgjegjësisë nga ana jonë është një nga hapat më të rëndësishëm për realizimin e suksesshëm të procesit të integrimit evropian, dhe realizohet përmes marrjes së vetëdijshme të obligimeve dhe punës së fokusuar nga ana jonë”, ka thënë Mariçiq. Mjetet e investuara në Maqedoni vijnë nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, para që rrjedhin në fondet direkt nga pagesa e taksave në BE. Statistikat evropiane tregojnë se më së shumti projekte kanë qenë në rajonin e Shkupit – 515 për të cilat BE-ja ka dhënë 45 milionë euro. Rajoni Verilindor ka marrë 34 milionë euro për 179 projekte, rajoni Lindor ka pasur 133 projekte për 37 milionë euro dhe rajoni i Pellagonisë me 79 milionë euro para evropiane ka mbuluar 263 projekte. Rajoni Jugperëndimor ka marrë 31 milionë euro për 129 projekte dhe, si në të gjitha rajonet e tjera, shumica e projekteve janë në fushën e arsimit dhe vetëm një është për sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore.
Në rajonin e Pollogut janë transferuar gjithsej 29 milionë euro për 185 projekte, por asnjë nga fusha e transportit, ndërsa në rajonin Juglindor janë transferuar 4 milionë euro për 113 projekte. Lider në para të marra është rajoni i Vardarit – 122 milionë euro për 132 projekte./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore