Fondacioni humanitar “Golden Eagle” ndan 13 mijë euro për mantilbardhët, 10 mijë stafin mjekësor të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe 3 mijë për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Mbështetja më e madhe që mund t’i japim stafit mjekësor është duke respektuar këshillat e tyre, thuhet në njoftim.

Lexoni të plotë njoftimin e fondacionit humanitar “Golden Eagle”

Sot sytë e të  gjithë njerëzimit janë drejtuar tek mjekët, të cilët i shohim si shpresë e vetme për shpëtim nga kjo keqe që ka kapluar botën.

Ata sot po rrezikojnë jetën e tyre, për të shpëtuar jetë.

Zoti i ruajt kudo që janë.

Fondacioni ‘Golden Eagle’ ndan për stafin mjekësor të Repartit Infektivë të QKUK-së: 10,000 euro.

Për stafin e QKFM-së Suharekë: 3,000 euro.

Të dashur qytetar mbështetja ma e madhe që mund ti japim atyre, është duke respektuar këshillat e tyre.

#RriNëShtëpi /Telegrafi/