LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni Golden Eagle dhe kompania Frutex e nisin fushatën për mbështetje të punëtorëve shëndetësorë

Fondacioni Golden Eagle dhe kompania Frutex e nisin fushatën për mbështetje të punëtorëve shëndetësorë

Fondacioni Golden Eagle dhe kompania Frutex nga sot fillojnë fushatën për fonde në mbështetje të punëtorëve shëndetësorë duke u siguruar pajisje mbrojtëse për luftë kundër virusit COVID-19.

Për çdo kënaçe të shitur, Golden Eagle do t’i ndajë nga 1 cent. Gjithashtu qytetarët mund të kontribuojnë duke ndarë mjete në llogarinë e fondacionit në Bankën për Biznes:


IBAN: XK051301001002177848

Swift: BPBXXKPR

Fushata do të zgjatë së paku një muaj dhe pritjet janë që do të tubohen rreth 30,000 euro.

Ju kujtojmë se fondacioni Golden Eagle edhe në muajin prill ka dhuruar pajisje mbrojtëse me vlerë mbi 13,000 euro për punëtorët shëndetësorë të QKUK-së, Spitalit Rajonal-Prizren, Spitalit Rajonal-Gjakovë, QKMF-Suharekë, QKMF-Malishevë dhe QKMF-Drenas.

Së bashku mund t’ia dalim.

T’i mbrojmë heronjtë tanë.