LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni “Behgjet Pacolli” ndan 17 mijë euro për familjen Ademaj nga Peja, ku si pasojë e vërshimeve humbën jetën nënë e bir

Fondacioni “Behgjet Pacolli” ndan 17 mijë euro për familjen Ademaj nga Peja, ku si pasojë e vërshimeve humbën jetën nënë e bir

Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka transferuar vlerën prej 17 mijë eurove në llogarinë e familjes Ademaj nga Peja, ku si pasojë e vërshimeve në muajin korrik humbën jetën nënë e bir. 

Lajmin për transferimin e 17 mijë eurove familjes Ademaj e ka bërë të ditur Behgjet Pacolli në një postim në Facebook.


Tre muaj nga vdekja e dy personave nga vërshimet në Pejë, hetimet askund
Lexo po ashtu Tre muaj nga vdekja e dy personave nga vërshimet në Pejë, hetimet askund

“Familja Ademaj,  para disa javësh është goditur nga vërshimet dhe përveç dëmeve material familja ka humbur edhe dy familjarë të shtrenjtë.

Fondacioni Behgjet Pacolli, i përkushtuar, siç ishte në rastin e familjes Ademaj, vazhdon me ndjeshmërinë e vet të thellë për raste të tilla.

Fondacioni Behgjet Pacolli falënderon secilin  për solidaritetin dhe ndihmën e tij në këto raste tragjike dhe njofton donatorët se për t’u informuar rreth kontributeve të tyre nëpërmes  GO FUND ME, ka vënë në dispozicion një linjë telefonike

+383 dhe 38 222 123) për t’u informuar mbi epilogun e ndihmave.

Ne shtesë gjeni konfirmimin bankar mbi transferin e mjeteve.

Na prift e mbara!”. /Telegrafi/