LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni “Avni Hyseni” me kërkesë për ndihmë urgjente financiare për shërimin e 21-vjeçarit nga Skivjani i Gjakovës

Fondacioni “Avni Hyseni” me kërkesë për ndihmë urgjente financiare për shërimin e 21-vjeçarit nga Skivjani i Gjakovës

Fondacionit Humanitar “Avni Hyseni” ka dalë me një kërkesë urgjente për ndihmë financiare për shërimin e 21 vjeçarit Shkelzen Thaqi nga Skivjani i Gjakovës.

Për shërimin e Shkëlzenit 21 vjeçar që tash e gjashtë vite është në dializë dhe që ka probleme të tjera shëndetësore që nga lindja, nevojiten 30 mijë euro.


Fondacioni “Avni Hyseni” ka publikuar mesazhin e Shkëlzen Thaqit me të cilin ai I është drejtuar këtij fondacioni për ndihmë financiare.

MESAZHI I 21 VJEÇARIT DREJTUAR FONDACIONIT:

“Jam një djalë i ri Shkelzen Thaqi nga komuna e Gjakovës fshati Skivjan, jam në dializë që 6 vite qysh se kam qenë 16 vjeç, por me probleme tjera lidhëse edhe që nga lindja!

Në vitin 2016 gjendja më është përkeqësuar shkaku dëmtim i veshkeve ku problemi qëndron tek fshikëza urinare dhe në kurriz ( SPINA BIFIDA ) e quajtur nga mjekët! Sipas mjekëve së pari operacioni duhet të bëhet në kurriz ( SPINA BIFIDA ) e pastaj duhet të operohet fshikëza urinare me shprese qe kjo te behet sa me shpejt e mos të këtë nevoj edhe per transplant te veshkes.

Fatkeqësisht operacioni i SPINA BIFIDËS nuk kryhet në Kosovë jam kontrolluar tek mjekë të ndryshëm ku për operacionin e kurrizit më kanë sugjeruar jashtë vendit, nga ana tjetër problemi tek unë është që këmbën e majtë e kam më të shkurtë dhe jo shumë të zhvilluar shkaku i kurrizit ( spina bifida ) që është nervi i zënë nga kurrizi. Per trajtim dhe operimin tim ne Turqi me janë kanë kërkuar 30,000€ e un dhe familja ime nuk e kem mundesin per ta mbulu këtë shumë dhe gjdo dite gjendja ime po keqsohet dhe jeta ime po rrezikohet jam vetem 21 vjeqarë dhe meritoj te jetoj andaj po i drejtohem Fondacioni Humanitar Avni Hyseni ku shpresa e vetme jeni ju që të më mbeshtëtni ne qoftëse e keni mundesin.

Sipas mjekëve ne Kosovë mundësia më e mirë per operim është jashtë shtetit. Këto probleme kanë filluar të rriten ndërvite ku dhe unë jam 21 vjeç tani, e mundësia për kryerjen e operacioneve të cekura ato shuma janë të pa kapshme për familjen time, sepse prindërit i kam pa punë perkunder qe edhe jemi familje e Dëshmorëve te Kombit!

Numrin e juaj ma ka dërguar Bedrush Nezaj, Bedrushi po mundohet medoemos të gjejë një rrugëdalje për mua që të dal jashtë shtetit.

Besoj qe me ndihmën e Fondacionit dhe Bamiresve Shqiptar do i’a kisha dalë mbanë!

DEPONO NE LLOGARIN BANKARE NE BKT:

Fondacioni Humanitar Avni Hyseni.

– Rruga Ramush Lajqi, Peje, 30000 Kosove.

– Transfer brenda Kosoves ne llogarin bankare ne Banka Kombetare Tregtare: 1920004242031191

– Transfer jashte Kosoves ne llogarin bankare, Banka Kombetare Tregtare:

– IBAN : XK05 1920004242031191

– SËIFT CODE: NCBAXKPR

– Nr kontaktit: +38349853112 – Fondacioni Humanitar Avni Hyseni.

– Western union, Manygram, Ria (Zenel Thaqi – vllau) dhe Valbona Thaqi – motra. Nr kontaktues + 383 46 138 368 & + 383 45 809 120.

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori