LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni AMC mbledh në Nju Jork fonde për nënat dhe fëmijët në Kosovë

Fondacioni AMC mbledh në Nju Jork fonde për nënat dhe fëmijët në Kosovë

Fondacioni ‘Action for Mothers and Children’ ka mbajtur mbrëmjen e saj të pestë bamirësie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë mbrëmjes së 10 tetorit shumë njerëz dhanë kontributin e tyre duke dhuruar fonde, me të cilat pastaj gjatë vitit 2020 do të sigurohen medikamente esenciale për shpëtimin e jetës për bebet e lindura para kohës, për t’u siguruar grave vitaminën prenatale, antibiotikë dhe medikamente të tjera.


Fondacioni ‘Action for Mothers and Children’ ka bërë të ditur se në mbrëmjen e bamirësisë të organizuar në Yale Club në Nju Jork, kanë ndarë çmimin “Ambasador për shëndetin e Nënave dhe fëmijëve”, përfitues i së cilit është fotografi Fadil Berisha, çmim i cili iu dha për kontributin për nënat dhe fëmijët në Kosovë.

“Fondet e ngritura nga  shitjet e biletave dhe nga donacionet e mbledhura gjatë kësaj mbrëmje filantropie AMC përgjatë 2020, do të vazhdoj të: siguroj medikamente esenciale për shpëtimin e jetës për bebet e lindura parakohe; të siguroj grave Vitamina Prenatale, antibiotikë dhe kontraceptivë; të edukoj prindërit për planifikimin e familjes, shtatzëninë e hershme, lindjen dhe periudhën e pas lindjes; dhe të ndihmoj gratë të diagnostikojnë kancerin e qafës së mitrës përmes testimit falas me Pap-test”, thuhet në komunikatë e fondacionit.

Pjesë e organizimit të ngjarjes ishte edhe një ankand i cili përfshinte kreacion nga Besë Rugova dhe Drenusha Xharra, bizhuteri nga Sara Shala, pjata graniti të punuara nga ‘Dhe by Granita’, një foto sesion nga Fadil Berisha dhe një tjetër nga Fioralba Kryemadhi, dy darka në restoranin ‘Çka ka Qëllu’, shërbime të formësimit të vetullave nga Sanija Eyebrows dhe një pikturë me profilin e Nënës Tereze nga Anduena.

Organizimin e ka mbështetur edhe Konsullata e Kosovës në Nju Jork.

Folëse e mbrëmjes ishte sopranoja operistike Inva Mula, ndërkohë mysafire nderi ishte ambasadorja e Kosovës Vlora Çitaku.

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori