Nga 20-24 Tetor, Prishtina dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) do të jenë nikoqire të edicionit të dytë të AI Camp, Kampit Rajonal për Inteligjencë Artificiale.

Në ngjarjen më të madhe të kohës, qindra pjesëmarrëseve dhe kompanive nga Ballkani Perendimor ju bashkohen 12 ekspertë global të AI, liderë të industrisë së TIK, mentorë dhe folës të kalibrit botëror.


Ngjarja rajonale e cila organizohet për herë të dytë në Kosovë, ka bërë bashkë Innovation Centre Kosovo me kompanitë/organizatat prestigjoze amerikane Special Competitive Studies Project – SCSP dhe Plug and Play Tech Center (akseleratori numër 1 në botë), ndërsa “AI Camp” mbështetet edhe nga Google Cloud, Lovable, TEB Bank, Coca-Cola HBC Kosova, Red Bull Kosova, Growzillas dhe Telegrafi.com.

Innovation Centre Kosovo (ICK) ka prezantuar 12 folësit dhe mentorët e kampit. Mësoni më shumë rreth folësve në linkun:

Aplikimi për AI Camp, i përqendruar në “Agentic AI” është i hapur për bizneset startup, korporatat dhe individët, të cilët për shkak të vendeve të kufizuara inkurajohen që të aplikojnë sa më parë. Të gjitha informatat i gjeni në këtë link:

Përveç sesioneve të prezantimeve të hapura nga folësit, dhe mentorimeve për bizneset startup nga ekspertët vendor dhe ndërkombëtar, AI Camp këtë edicion vjen edhe me shpërblime, përfshirë $10,000 çmime cash, $6,000 Google Cloud kredi, dhe 100 kredi për secilin pjesëmarrës/themelues të kompanive nga Lovable.

Të gjithë aplikuesit (kompanitë ose individët) duhet të presin konfirmimin zyrtar nga ICK për pjesëmarrje në AI Camp.