FOL, MOS U TUT! AGK më 3 maj zhvillon aksion para qeverisë

Më 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës të përkrahur nga
Organizatat e Shoqërisë civile zhvillojnë aksion protestues para objektit kryesor të qeverisë në sheshin ''Skënderbeu'' në Prishtinë.
“#Folmosutut është motoja e aksionit e që për qëllim ka kundërshtimin e tendencës për të kufizuar lirinë e mediave dhe shprehjes në përgjithësi, sidomos përmes iniciativës së fundit për Penalizmin e Fyerjes dhe Shpifjes në vendin tonë”, thuhet në njoftim.
AGK u ka bërë thirrje të gjithë ithtarëve të mediave të lira dhe lirisë së shprehjes që t’i bashkohen aksionit të tyre./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































