LAJMI I FUNDIT:

Foka gjigante kapet për barke, nuk largohet pa i dhënë peshk (Video)

Foka gjigante kapet për barke, nuk largohet pa i dhënë peshk (Video)

Brend Bielmann e ka filmuar një fokë që është kapur për një barkë, e cila lundronte në brigjet e Cabo të Meksikës.

Gjallesa me përmasa të mëdha, nuk është larguar nga lundra derisa njëri prej të pranishmëve i hodhi peshkun, transmeton Telegrafi.


“Dikush bënë udhëtim të gjatë, vetëm për një shpërblim të vogël”, ka shkruar Bielmann lidhur me rastin.

Krijesa që lëshon zëra dhe pret me padurim ushqimin, është pëlqyer shumë nga shikuesit që e kanë shpërndarë shpesh në rrjetin social. /Telegrafi/