Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rriti projeksionet për ekonominë globale këtë vit edhe tjetrin, për shkak të një rimëkëmbjeje të përhapur gjerësisht në Europë, Kinë, Japoni dhe në Shtetet e Bashkuara.
Në përditësimin e fundit të raportit mbi perspektivën ekonomike globale, Fondi parashikon se ekonomia do të rritet me 3.6 për qind në 2017-ën dhe 3.7 për qind në vitin që vjen.
Të dy projeksionet janë 0.1 për qind sipër vlerësimeve të mëparshme dhe kalojnë normën e rritjes globale për 2016-ën prej 3.2 për qind, që ishte edhe norma më e ulët që prej krizës financiare globale.
Sipas ekonomistëve të fondit me seli në Uashington, rivlerësimet janë bërë prej performancës pozitive në ekonomitë kryesore. “Shohim një rritje të shpejtë ciklike që po nxit ekonomitë kryesore përfshirë Europën, Kinën, Japoninë, Shtete e Bashkuara, si dhe Azinë në zhvillim”, deklarojnë zyrtarët e Fondit.
Për vendet në zhvillim, FMN projekton një normë të rritjes ekonomike prej 4.6 për qind këtë vit dhe 4.9 për qind në vitin 2018. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomia kineze pritet të arrijë një normë të rritjes prej 6.8 për qind këtë vit, që është 0.3 për qind sipër objektivit zyrtar të qeverisë kineze dhe kalon normën e vitit 2016, që ishte më e ulëta në 26 vite.
Për vendet e zhvilluara, projektohet një rritje me 2.2 për qind këtë vit dhe 2 për qind në vitin 2018, duke rivlerësuar në rritje parashikimet e Korrikut. Sipas FMN, rimëkëmbja në Eurozonë pritet të rifitojë vrull këtë vit, duke arritur një normë prej 2.1 për qind të rritjes ekonomike.
Fondi rishikoi edhe Japoninë në 1.5 për qind këtë vit. Ndërsa rritja ekonomike globale në periudhë afatshkurtër mund të rritet më tej për shkak të kushteve të mira në tregje dhe besimit më të fortë të investitorëve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
IPKO me pako ditore dhe javore 3G dhe 4G
Nafta, drejt rënies
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit