LAJMI I FUNDIT:

FMN rishikon me rritje, perspektivën ekonomike për Turqinë

FMN rishikon me rritje, perspektivën ekonomike për Turqinë

FMN-ja publikoi të hënën Raportin e rishikuar mbi Perspektivën Ekonomike Rajonale (REO) të Evropës. Në këtë raport paraqiten konstatimet dhe parashikimet e ekonomistëve të FMN-në për vendet evropiane, mes të cilave renditet edhe Turqia.

Pasi rikujtohet se në Raportin mbi Perspektivën Ekonomike Botërore, publikuar muajin e kaluar, parashikimi për rritjen e sivjetme të ekonomisë turke ishte rritur nga 2,7 në 5,1 për qind.


“Duke marrë parasysh momentin e rritjes së fuqishme në Turqi, nevojitet një rivlerësim i shkallës së mbështetjes së politikës financiare dhe një plan i besueshëm për konsolidimin afatmesëm (rritjen e maturitetit afatmesëm të borxhit)”, këshillon raporti i rishikuar i FMN-së.

Raportin i FMN-së mbi Perspektivën Ekonomike Rajonale të Evropës nënvizon se parashikimi për rritjen ekonomike të Turqisë në vitin 2018 është 3,5 për qind, kurse në Evropë rritja në terma kohorë afatmesëm dhe afatgjatë do të jetë me kah negativ. /TRT/