LAJMI I FUNDIT:

FMN: Irani të mos varet vetëm në ardhurat nga nafta

FMN: Irani të mos varet vetëm në ardhurat nga nafta
SIGNAL HILL, CA - MARCH 5: Pumps draw petroleum from oil wells through the night as the cost of crude oil tops $104 per barrel in its surge to new record high prices March 5, 2008 in Signal Hill, California. The cost of crude has California drivers paying more than ever. Statewide gas prices are now 58 cents a gallon higher than the same time last year. (Photo by David McNew/Getty Images)

Një zyrtar i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka paralajmëruar Iranin që të mos llogarisë vetëm në të ardhurat nga nafta për rritjen e ekonomisë së vendit, por tha se ai duhet të kërkojë edhe mundësi tjera për t’u riaktivizuar në ekonominë globale.

“Unë po flas në një moment shumë të rëndësishëm për ekonominë e Iranit”, ka thënë zëvendësdrejtori i FMN-së, David Lipton, gjatë një fjalimi të mbajtur dje në Banën Qendrore të Iranit.

“Me heqjen e sanksioneve, vendi juaj ka mundësi të reja për ta thelluar integrimin në ekonominë globale. Ky proces ka potencial që me kalimin e kohës të mbështesë rritje të shpejtë ekonomike dhe ngritje të standardit të jetesës për iranianët”, ka thënë ai.

Që nga koha e heqjes së sanksioneve, në janar, Irani ka rritur dukshëm prodhimin e naftës, në 4 milionë fuçi në ditë, nga 1 milion sa i kishte gjatë kohës së sanksioneve.

Lipton, nga ana tjetër, thotë se çmimet e ulëta të naftës do t’i kufizojnë përfitimet e ekonomisë së Iranit dhe të ardhurat buxhetore.

Ai thekson se një rritje përmbajtjesore dhe krijimi i vendeve të punës në të ardhmen do të varet nga sektorë të tjerë, përveç atij të naftës. /Telegrafi/