LAJMI I FUNDIT:

Fluks pacientësh gjatë natës në spitalin e Krujës, dyshohet se u helmuan nga uji

Fluks pacientësh gjatë natës në spitalin e Krujës, dyshohet se u helmuan nga uji

Gjatë natës së djeshme në spitalin e Krujës, një numër i madh pacientësh janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore me simptoma të helmimit.

Gazetari Ahmet Zani bën me dije se dyshohet se ata janë helmuar nga uji. Në dy ditët e fundit në urgjencën e Infektivit dhe atë të Pediatrisë ka pasur fluks pacientësh me diarre dhe të vjella.


Mjekja Mimoza Tali sqaroi një ditë më parë për ABC se të gjithë personave me këto simptoma u është dhënë ndihma e parë dhe më pas janë dërguar në banesat e tyre ku do të vijojnë mjekimin. “Kam tre kalamajtë e vëllait dhe vëllain. Vetëm bark e të vjella, nuk dimë gjë tjetër,” tha një banore.

Policia e Krujës ka ngritur një grup pune për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut. Gjithashtu për situatën kanë vënë në dijeni organet e shëndetit publik dhe të AKU-së. Policia sqaron se janë në pritje edhe të rezultateve të analizave të ujit./Abcnews/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori