LAJMI I FUNDIT:

Florian Kunushevci, kosovari i cili zbuloi probleme në sistemin e sigurisë të mediumit britanik BBC

Florian Kunushevci, kosovari i cili zbuloi probleme në sistemin e sigurisë të mediumit britanik BBC

Eksperti i sigurisë kibernetike, Florian Kunushevci, është renditur në listën e personave të cilët identifikuan rreziqet në sistemin e sigurisë të mediumit global BBC.

Programi VDP, ka për qëllim të identifikojë dobësitë e organizatës për sa i përket sigurisë kibernetike dhe ndihmon në korrigjimin e problemeve para se ato të shfrytëzohen nga pala e hakerëve, ndërkaq kosovari ishte njëri ndër personat që identifikoi një problem tek rrjeti britanik BBC.

Lajmi u bë i ditur nga Kunushevci, përmes një njoftimi në Facebook.

Pas raportimit të dobësive në aspekt të sigurisë kibernetike drejt televizionit Britanik BBC jam mirënjohës për ‘Acknowledgment’ dhe një bluze në shenjë mirënjohjeje që është ende në proces e sipër. Problemi i raportuar është rregulluar“, shkroi Kunushevi në llogarinë e tij.

Pas raportimit të dobësive në aspekt të sigurisë kibernetike drejt televizionit Britanik BBC jam mirënjohës për '…

Publiée par Florian Kunushevci sur Lundi 3 août 2020