LAJMI I FUNDIT:

Flokët për fytyrë të rrumbullakët

Flokët për fytyrë të rrumbullakët

Bëni shkallëzim. Nëse keni mollëza të gjera dhe tipare të ëmbla jo të mprehta, prerja me shkallëzim është ajo që ju shkon më shumë.

Stilisti Rodney Cutler thotë: “Edhe pse prerja shkurt mund të funksionojë, gjatësia duhet të jetë deri te supe!”. D.m.th., prerje më e shkurtër para dhe më e gjatë mbrapa, si modeli aktual i Gwyneth Paltrow.

Sigurohuni që me flokët e gjatë të keni krijuar kënd nga përpara, sepse flokët që kanë gjatësi të njëjtë mund të theksojnë rrumbullakësinë e fytyrës. Hiqni dorë përgjithmonë nga balluket e plota dhe prerjet e çrregullta. /Telegrafi/