LAJMI I FUNDIT:

Flokët e shkurtër – tendencë e vitit 2013

Flokët e shkurtër – tendencë e vitit 2013

Në qoftë se ju pëlqejnë flokët e shkurtër do të jeni të lumtura të dini që kjo do të jetë tendenca e vitit 2013.

Flokë trendy dhe chic për një femër që ka shumë personalitet dhe guxon të provojë gjëra të reja. Stereotipi i gruas provokuese është ai me flokë të gjatë, të butë e të dendur, por mos harroni që edhe floku i shkurtër është joshës: mjafton ta shfrytëzosh e nxjerrësh sa më shumë në pah.

Një prerje vërtet sensuale mund të jetë modeli i zgjedhur nga aktorja Anne Hathaway. Është i shkallëzuar në pjesën e sipërme të kokës dhe ka tufa më të shkurtra në lartësinë e qafës, të rregulluara me xhel, për të dhënë idenë e flokëve të pakrehur.


Flokët kasketë janë të përkryer për çdo lloj flokësh, që nga më të dendurit e deri tek më të hollët, mjafton një shkallëzim i lehtë për t’i dhënë formë krehjes dhe duhet mbajtur i drejtë, pse jo edhe me kaçurrela rebele.

Një balluke e gjatë e krehur anash i jep fytyrës ëmbëlsi dhe feminilitet. Është një model që mund të jetë përrallor për disa tipe fytyrash, por për të tjera mund të jetë katastrofë, sidomos kur keni fytyrë të rrumbullakët e të mbushur.

Në qoftë se keni për qëllim të provokoni gjithë meshkujt, atëherë zgjidhni modelin kare të qethur në qafë dhe të theksuar përpara. Shumë e bukur është edhe zgjedhja moderne e përkryer e vitit 2013, një kare e shkallëzuar me figura të ndryshme gjeometrike.
/Telegrafi/