LAJMI I FUNDIT:

Flirti i Dukagjin Goranit me VV-në, sërish në takim me Ymerin e Kurtin (Foto)

Flirti i Dukagjin Goranit me VV-në, sërish në takim me Ymerin e Kurtin (Foto)

Dukagjin Gorani, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, kur ky i fundit mbante postin e kryeministrit të Kosovës, tashmë i ka bërë rutinë takimet me lidershipin e VV-së, dhe atë me dy personat më të rëndësishëm në këtë subjekt politik.

Ai sot, sikurse edhe disa herë tjera kohëve të fundit, është parë në takim me kryetarin aktual të VV-së, Visar Ymerin, dhe ish–kryetarin, Albin Kurti.


Gorani, pas daljes nga Qeveria, kryesisht është paraqitur si analist politik, por nuk e ka mohuar asnjëherë përfshirjen në politik përmes ndonjë partie.

Ai fillimisht ka tentuar të mbledh një grup personash nga shoqëria civile për të themeluar një subjekt të ri politik, me koncept liberal.

Por, më pas, Gorani që paraqitjet e tij publike nuk hezitonte që herë pas here të shprehte mospajtim me politikat e Vetëvendosjes, u pa të ndryshojë mendim, ose të paktën vetëm pjesën deklarative.

Ai si opinionist i rregullt në emisionin Click në RTV21, tanimë është përkrahësi më i madh i politikave të Vetëvendosjes, dhe kritikues i pakompromis i qeverisë së Kosovës.

Gorani vazhdimisht e ka mohuar përfshirjen e tij në Vetëvendosje, por lajmi.net, kohë më parë kishte mësuar që ata kanë pasur diskutime të tilla.

Në takimet që ai kishte zhvilluar me krerët politik të subjektit që zyrtarisht për lider ka Visar Ymerin, burime të lajmi.net kishin thënë se ata kishin diskutuar mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme, për të cilat besojnë se do të mund të mbahen shumë shpejtë, Gorani me një grup personash nga shoqëria civile të përfshiheshin në listën zgjedhore të Vetëvendosjes.  /lajmi.net/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori