LAJMI I FUNDIT:

​Fletarrestet e Rusisë për tre policët e Kosovës, njohësit: Veprim i padrejtë i despotit Putin

​Fletarrestet e Rusisë për tre policët e Kosovës, njohësit: Veprim i padrejtë i despotit Putin

Ditëve të fundit, është raportuar se Rusia ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për disa zyrtarë të njësive elite të Policisë së Kosovës, ku si pretekst është marrë arrestimi i një zyrtari rus të UNMIK-ut, gjatë një operacioni policor kundër kontrabandës dhe aktiviteteve kriminale.

Veprim ky, i cili nga ekspertë të sigurisë po konsiderohet i padrejtë dhe i pakuptimtë.


Eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se ky veprim i Rusisë pasqyron ‘fytyrën’ e vërtetë të presidentit rus, Vladimir Putin, të cilin e quan despot.

“Ka të bëjë me rastin e 2019 kur ishte lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku u arrestuan 19 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ata që kundërshtuan këtë aksion policorë në komunën e Zveçanit, ku një pjesëtar i UNMIK-ut, një kolonel i GRRU-së është involvuar direkt në pengim të operacionit policor dhe është arrestuar, dhe pastaj është liruar për shkak të imunitetit diplomatik, por që u shpall person NON GRADA nga qeveria e atëhershme.

Pas sa kohësh po gjen të arsyeshme Rusia të shpallë jo vetëm ndaj tre zyrtarëve policorë që kanë udhëhequr këtë operacion, por edhe ndaj 100 mijë tjerëve ndër ta, edhe kryeministres së Estonisë, Kaja Kallas. Gjithë kjo tregon fytyrën e vërtetë të një despoti – Putinit, i cili mundohet me çdo kusht të ndërmarrë veprime që realisht nuk janë legale, janë pesë vjet diferencë”, thotë Ibishi.

Sipas tij, krejt kjo ka prapavijë politike.

“Çështja tjetër është që ajo nuk është e qëndrueshme ngase mendoj që edhe zyra e INTERPOL-it tek ne që është në kuadër të UNMIK-ut duhet të bëjë një shpërndarje, një kundërvënie të këtij fletarresti në kuptim të njoftimit që kjo është politikisht e motivuar me gjithë atë aspektin që është e paqëndrueshme, ngase ligjor ishte veprimi i zyrtarëve policorë, nuk ishte Banjska si ata e cilësojnë.

Në këtë formë ajo do të injorohet, ky fletarrest për tre zyrtarët policorë të cilët janë të Kosovës, ndërsa për 100 mijë që janë të fabrikuar për interesa sidomos pas fillimit të luftës në Ukrainë që kanë kundërshtuar këtë agresion është një çështje më madhore dhe duan të mirën e institucioneve, vetë INTERPOL-i”, shton ai.

Rusia lëshon fletarrestim për disa zyrtarë policorë të Kosovës, Qalaj: Të trajtohet me seriozitet nga shteti
Lexo po ashtu Rusia lëshon fletarrestim për disa zyrtarë policorë të Kosovës, Qalaj: Të trajtohet me seriozitet nga shteti

Edhe hulumtuesi i lartë në Institutin Octopus, Taulant Elshani thotë se ky është një veprim absurd dhe i padrejtë. Kjo pasi siç thotë ai, në vitin 2019 në veturën e rusit që është arrestuar nga Policia e Kosovës janë gjetur mjete pune për të cilat është vërtetuar se kanë qenë për t’u përdorur në ngritjen e barrikadave ilegale në veri të Republikës së Kosovës.

“Unë mendoj që ky është një veprim absurd sepse Chenko është i dëshmuar që ka qenë pjesë e inteligjencës ushtarake ruse. Nën petkun e diplomatit dhe zyrtarit të UNMIK-ut këtu ka penguar realisht punën e Policisë së Kosovës, aksionin e Policisë së Kosovës në veri. Në makinën e tij janë gjetur mjete pune për të cilat është vërtetuar se kanë qenë për tu përdorur në ngritjen e barrikadave në veri të Republikës së Kosovës, barrikadave ilegale.Një veprim absurd, i padrejtë, i pakuptimtë”, shprehet Elshani.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ditë më parë kishte deklaruar para mediave se prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë.

“Prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë, Besarti është mirë… e dimë, e kemi informatën zyrtare por nuk është ajo brenga as e imja, as e Besartit”, deklaroi Sveçla para mediave.

E deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, në seancën e Kuvendit, të enjten ka thënë se tre zyrtarët policorë janë futur në listën e INTERPOL-it. Derisa ka thënë se arsyeja e vetme e kësaj është që të njëjtit kanë zbatuar ligjet e Kosovës, Qalaj iu ka bërë thirrje institucioneve që të marrin masa.

Në listën e Rusisë janë komandanti i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, shefi i njësitit elitar të Policisë së Kosovës, ‘FIT’, Alban Jetullahu dhe një zyrtar tjetër i Policisë së Kosovës.

KosovaPress është munduar të kontaktojë komandantin e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, por i njëjti nuk është përgjigjur./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori