LAJMI I FUNDIT:

Flet veterani i UÇK-së pas ndalimit në Turqi: Ndalesat e tilla janë padrejtësi, diplomacia kosovare ta demaskojë fytyrën e Serbisë

Flet veterani i UÇK-së pas ndalimit në Turqi: Ndalesat e tilla janë padrejtësi, diplomacia kosovare ta demaskojë fytyrën e Serbisë

Gjenerali i pensionuar i FSK-së, Imri Ilazi, është ndaluar dhe liruar sot nga autoritetet e Turqisë për shkak se ai ka figuruar në listën e të kërkuarve në Interpol që e ka dorëzuar Serbia.

Ilazi ka falënderuar policinë kufitare në Aeroportin e Antalisë, duke thënë se kanë qenë shumë korrekt me të gjatë ndalimit që i është bërë.


“Me të ndaluar më kanë njoftuar se “Jeni i kërkuar në Interpol”, kërkesë të cilën e kishte bërë shteti i Serbisë”, është shprehur Ilazi në një prononcim për klankosova.tv.

“Përgjigja ime ishte e shkurtër se unë jam banor i Republikës së Kosovës dhe kërkesa e Serbisë nuk mund të jetë valide për ne por gjithashtu edhe për shtetin mik të Turqisë”.

Ilazi ka falënderuar autoritetet kosovare për ndërmarrjen e shpejtë të veprimeve.

Pas ndalimit nga policia turke, lirohet veterani i UÇK-së Imri Ilazi
Lexo po ashtu Pas ndalimit nga policia turke, lirohet veterani i UÇK-së Imri Ilazi

“Në fakt procedurat e verifikimit kërkojnë kohen e vet, por Ambasadori ynë në Turqi, Dugolli dhe Atasheu ynë Kolonel Bekim Osmani kanë reaguar me shpejtësi duke më kontaktuar edhe personalisht për të bërë verifikimin sa më të shpejt. Ky reagim të jep ndjenjën se qytetari i Republikës së Kosovës është i mbrojtur me të drejtat e tij”.

Ai ka thënë se ndalesa e sotme e tij ka zgjatur afër katër orë, ndërsa ka thënë se ndalesat e tilla janë padrejtësi mbi qytetarët e Kosovës.

“Mosinkuadrimi ynë si shtet në Interpol ka vështirësuar punën e diplomacisë për të reaguar edhe më fuqishëm në shkeljen e drejtave tona të lëvizje dhe pikërisht këtu është objektivi i Serbisë që Kosovën ta pengojë në çdo drejtim duke tentuar për të pasqyruar imazhin negativ si dhe për të mbuluar krimet, dhunimet dhe gjenocidin”.

“Shteti dhe diplomacia jonë duhet të punojë shumë për të demaskuar fytyrën e vërtet të Serbisë së atëhershme dhe të sotme, që fare s’dallon”.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori