LAJMI I FUNDIT:

Flet mësuesja e Shkollës “Emin Duraku”: E krijuam grupin në Facebook për t’i informuar prindërit (Video)

Flet mësuesja e Shkollës “Emin Duraku”: E krijuam grupin në Facebook për t’i informuar prindërit (Video)

Pas raportimit të mediave dhe reagimit të një sërë institucionesh rreth veprimit të mësueses së shkollës “Emin Duraku”, e cila kishte postuar në Facebook një fottografi të nxënësve që nuk e kishin kryer një detyrë, ka reaguar edhe vet protagonistja e kësaj ngjarjeje, mësuesja Lindita Ilazi – Fazliu.

Ajo ka thënë për “RTV Dukagjini”, se hapja e faqes në rrjetin social Facebook, ka pasur për qëllim informimin e prindërve për punën që po e bëjnë fëmijët e tyre gjatë procesit mësimor.

S’e mësuan vjershën, mësuesja i turpëron nxënësit duke ua publikuar foton në Facebook (Foto)
Lexo po ashtu S’e mësuan vjershën, mësuesja i turpëron nxënësit duke ua publikuar foton në Facebook (Foto)

Ilazi – Fazliu ka thënë se “i kam postuar disa fëmijë që nuk e kanë mësuar vjershën që ta shohin edhe prindërit e tyre”.


“Por më pastaj kush e ka shpërndarë foton në Facebook, nuk e di. Kam mbetur e befasuar kur e kam parë veten”, ka shtuar ajo.

MASHT-i po e shqyrton rastin e mësueses që publikoi fotografinë me nxënës
Lexo po ashtu MASHT-i po e shqyrton rastin e mësueses që publikoi fotografinë me nxënës

Ndryshe, mësuesja Lindita Ilazi – Fazliu nga shkolla fillore “Emin Duraku” në Prishtinë ka zgjedhur një mënyrë jo të zakonshme për t’i ‘gjykuar’ nxënësit e saj, të cilët sipas mësueses, nuk kanë kryer një obligim që ajo ua ka dhënë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=CjiOkUitEE0&feature=youtu.be

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori